Senatori amerikan Johnson në Shkup: Votoni pro marrëveshjes për emrin
ATSH
10 Shtator 2018
Senatori republikan amerikan, Ron Johnson u kërkoi dje në Shkup maqedonasve që të merrnin pjesë gjerësisht në referendumin e 30 shtatorit dhe të votonin pro një marrëveshjeje për emrin me Greqinë.
I konsideruar shumë i afërt me presidentin Donald Trump dhe i përfshirë shpesh në misione delikate, Johnson u takua me kryeministrin socialdemokrat maqedonas, Zoran Zaev.
“Shkoni në qendrat e votimit dhe përdorni të drejtën tuaj të votës për të treguar mbështetjen për vendin tuaj dhe integrimin e tij në institucionet euroatlantike”, deklaroi Johnson.
Një ”po” në referendum do të hiqte përfundimisht veton pothuajse 30-vjeçare të Athinës ndaj integrimit të Maqedonisë së këto institucione.
“Qëllimi i vizitës sime është demonstrimi i mbështetjes së plotë amerikane në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë dhe i integrimit të vendit në NATO dhe BE”, theksoi Johnson.
Misione të tjera të ngjashme për ”po”-në e referendumit janë bërë në Maqedoni ditët e fundit edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kancelari austriak, Sebastian Kurz.
Ndaje me miqte