0030 210 33 18 483

Serbia anulon vizitën në Athinë, shkak anëtarësimi i Kosovës

Tribuna News Network 27 Prill 2023

 

Kryeminstria e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphi në Greqi, për shkak të qëndrimit të Athinës në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
 

Mediat greke konfirmuan , se menjëherë pas votimit të 33 prej 46 anëtarëve në Këshillin e Evropës u shprehën në favor të kërkesës së Kosovës, ndërsa pesë anëtarë  abstenuan , përfshirë dhe Greqinë. Ministria e Jashtme e Beogradit , njoftoi Athinën, se Bërnabiç nuk do të merrte pjesë në forum, ndërsa pala greke, duke kuptuar arsyen, nuk kërkoi shpjegime. Në programin e kryeminstres serbe ishte dhe takimi me homologun e saj Mitsotakis , takim që edhe ky u anulua , si pasojë e kësaj situate.

Ndaje me miqte