0030 210 33 18 483

Serbia shpall tri ditë zie kombëtare: Vrasja e 9-fishtë në shkollën fillore

Tribuna News Network 03 Maj 2023

 

Ministri i Arsimit, Branko Ružić, ka njoftuar se pas ngjarjes në një shkollë fillore ku u vranë nëntënxënës , Serbia shpallë tre ditë kombëtare.

Në një konferencë për shtyp, pas ngjarjes së rëndë,

Ružić shprehu keqardhje për jetët e humbura nga kjo tragjedi e tmerrshme. Ministri tha, se është “ e paimagjinueshme

kur e sheh skenën e incidentit, ç’farë mund të kenë kalaur fëmijët”.

Mësimi sot do të ndërpritet dhe nesër do të fillojë me një minutë heshtje në të gjitha shkollat në vend, theksoi ai. Policia ka arrestuar një nxënës 14-vjeçar në shkollën Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit, me dyshime se ai është autori i sulmit. Tetë nxënës vdiqën si pasojë e kësaj ngjarje tragjike, gjithashtu dhe roja e sigurisë humbi jetën. 

I riu dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij për të kryer këtë akt të tmerrshëm. Oficerët e sigurisë dhe policia kanë rrethuar zonën përreth shkollës ku ndodhi ngjarja

Ndaje me miqte