0030 210 33 18 483

SHBA - Greqi, marrëveshje ushtarake, Mitsotakis: "Sukses i vendit tonë"

TV TRIBUNA 15 Tetor 2021

Greqia dhe shtetet e bashkuara kanë rinovuar marrëveshjen e bashkëpunimit reciprok në fushën e mbrojtjes.

Nënshkrimi i marrëveshjes ka finalizuar bisedimet e raundit të tretë të dialogut strategjik ndërmjet të dy vendeve, bisedime që zgjatën më shumë se dy orë, nën kryesimin e shefave të diplomacive respektive, Antoni Blinken dhe Nikos Dendias.

Nënshkrimi i marrëveshjes është përshëndetur me një mesazh televiziv nga ana e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Me kënaqësi të madhe, por dhe me ndjenjë përgjegjësie mirëpres marrëveshjen e re 5 vjeçare për bashkëpunimin reciprok në fushën e mbrojtjes Greqi-SHBA.

Nënshkrimi i marrëveshjes vulos përmirësimin sasior dhe cilësor të marrëdhënieve greko-amerikane.

Dhe njëkohësisht, përbën një votëbesimi të fuqishëm ndaj vendit tonë, si shtyllë e stabilitetit dhe e sigurisë në rajonin tonë të trazuar.

Në vazhdim, SHBA forcojnë gjurmën e tyre strategjike në Greqi, në zona me rëndësi kritike, në një rreze nga Evros deri në Kretë.

Dhe madje në një periudhë ridimensionimi të interesave të tyre ndërkombëtarë.

Gjithashtu i zgjerojnë investimet e tyre në impiantet ekzistuese të mbrojtjes.

Ndërsa angazhohen për përballimin e përbashkët të kërcënimeve apo provokimeve ndaj vendit tonë.

Është një sukës i vendit, i qeverisë dhe i ministrit të jashtëm që po nënshkruan në këto momente rinovimin e marrëveshjes me homologun e vet amerikan.

Aq më tepër që do të shoqërohet nga një letër e sekretarit amerikan te shtetit, z. Blinken, me të cilën SHBA-të shpallin nevojën e respektimit të sovranitetit, të integritetit dhe të të drejtave sovrane, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare për detin.

Pas marrëdhënies së partneritetit strategjik për ndihmë reciproke në fushën e mbrojtjes me Francën, vendi ynë shton në këtë mënyrë, një tjetër hallkë në zinxhirin e aleancave bilaterale.

Duke blinduar interesat tona kombëtare dhe rolin e vet dinamik gjeopolitik.

Duke forcuar mbrojtjen e përbashkët europiane, por edhe lidhjet ndër atlantike.

Por edhe duke nënshkruar marrëveshje që transmetojnë mesazhe paqeje dhe stabiliteti.

Zhvillimi i sotëm pozitiv është rezultat i politikës qeveritare, metodike dhe shpeshherë të pabujë, që zhvillohet në mënyrë konstante, që prej dy vjetësh, me boshte diplomacinë aktive dhe vigjilencën në mbrojtje.

Duke pasur si angazhim të parë sigurinë dhe progresin e atdheut dhe si një busull të patundur të drejtën ndërkombëtare, paqen dhe bashkëpunimin e popujve kudo dhe posaçërisht në Mesdhe.

Ndaje me miqte