SHBA, 5 të vdekur pas sulmit të armatosur në gazetë
Tribuna TV
29 Qershor 2018
Një burrë i bardhë me moshë 38 vjeç ka kryer të enjten një sulm “të shënjestruar” sipas policisë, në redaksinë e gazetës “Capital Gazette” në Anapolis, kryeqytet i shtetit Merilend në SHBA.
Nga sulmi kanë mbetur të vrarë pesë persona, gjë që ka zhytur në zi kryeqytetin e vogël e përgjithësisht të qetë, një orë larg Uashingtonit.
“ishte një sulm i shënjestruar kundër Capital Gazette”, tha William Krampf, një zyrtar i policisë së Anapolisit, duke shtuar se stafit të gazetës i ishin bërë kërcënime nëpërmjet rrjeteve sociale.
Katër nga viktimat vdiqën në vend, i pesti pak pas akomodimit në spital. Katër prej zyre ishin gazetarë me stazh të gjatë, ndërsa njeri ishte menaxher i shitjeve. Dy persona të tjerë u plagosën lehtë.
Zyrtari i policisë nuk ishte në gjendje të konfirmojë nëse atentatori që përdori armë zjarri, kishte në objektiv disa gazetarë të caktuar apo gjithë stafin e gazetës. Hetuesit janë përqendruar në raportet e autorit ma gazetën.
Autori, që jeton në Merilend, u emërtua nga vetë Capital gazette dhe Baltimore Sun, si Jarod W. Ramos, 38 vjeç. Të dy gazetat iu referuan burimeve pranë shërbimeve të sigurisë.
Në 2012, Ramos kishte paditur për shpifje Eric Hartley-n atëherë gazetar dhe kolumnist i Capital Gazette dhe Thomas marcart, drejtor i gazetës në atë periudhë. Në 2015, gjykata vendosi në favor të gazetës.
Atentatori hapi zjarr në ora 14,40 sipas orës lokale (21,40 me orën e Greqisë) dhe pastaj u fsheh nën një tavolinë para se të dorëzohej.
Sipas CNN që citon burime të hetimit, autori “nuk bashkëpunon”.
Phil Davis, reporter i rubrikës policore të Capital Gazette, kishte përshkruar më herët momentet e frikshme që përjetoi kur atentatori nisi “të qëllojë mbi shumë njerëz brenda redaksisë, disa prej të cilëve janë të vdekur”, duke theksuar në Twitter: “Nuk ka asgjë më të tmerrshme se sa të dëgjosh njerëz që plagosen nga plumbat ndërsa je fshehur në tavolinpën tënde dhe pastaj dogjon se si autori e mbush sërish armën”.
Pavarësisht masakrës, gazetarët deklaruan se numri i radhës i gazetës do të qarkullojë normalisht.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee dënoi përmes Twitter-it, “këtë sulm të dhunshëm kundër gazetarëve që po bënin punën e tyre (...) një sulm kundër gjithë amerikanëve”.
Presidenti Trump, që zakonisht i lufton mediat dhe gazetarët, tha se “mendimet dhe lutjet e tij shoqërojnë viktimat dhe familjet e tyre”.
Organizata Reporterët pa Kufi (Reporters sans Frontieres), tha se ishte “një tragjedi e re për gazetarinë”.
Sulmet e armatosura shpeshherë i mbulojnë me zi Shtetet e Bashkuara, sidomos muajt e fundit.
Janë shumë të rralla sulmet ndaj mediave në Amerikë. Megjithatë, në Nju Jork dhe në shtete të tjerë u dërguan forca policie në godinat e gazetave dhe televizioneve, si masë parandaluese.
Në 26 gusht 2015, ishin vrarë Alisson parker 24 vjeç, reporterja e një televizioni loka në Virxhinia dhe operatori 27 vjeçar Adam Word, gjatë transmetimit direkt të një interviste.
Ndaje me miqte