SHBA: Greqia, shtyllë stabiliteti në Ballkan
Tribuna TV
06 Qershor 2018
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë bashkëpunimin me Greqinë, si një shtyllë stabiliteti në rajonin e Mesdheut Lindor dhe në Ballkan. Ky mesazh është përcjellë nga nënsekretari amerikan i shtetit, Wes Mitchell gjatë një ligjërate në Uashington.
Wes Mitchell iu referua rolit gjeopolitik të Greqisë si dhe përmirësimit të marrëdhënieve Uashington – Athinë, gjatë një ligjërate në fondacionin Heritage Foundation.
“Mbështesim Greqinë si një shtyllë të stabilitetit në Mesdheun Lindor dhe Ballkanin Perëndimor... Që nga qeveria e mëparshme kishim kishim filluar një raport më të ngushtë dhe mbi këtë mbështetemi që ta forcojmë bashkëpunimin”, tha Mitchell.
Duke iu referuar perceptimit të SHBA për Ballkanin, nënsekretari amerikan i shtetit theksoi se në këto momente ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Europën për një sërë çështjesh me interes të përbashkët në rajon, ndërsa shtoi se ky fakt dëshmon se raporti ndërqatlantik ndihmon në përballimin e sfidave të rëndësishme dhe të përbashkëta.
“Në Ballkan po shtojmë asistencën kundër influencës ruse dhe koordinojmë veprimet me Bashkimin Europian për të ndërtuar një stabilitet më të madh. Në këtë moment që po flas, grupi ynë punën me BE-në dhe partnerët tanë kryesorë europianë për Serbi-Kosovë, Bosnje Hercegovinën dhe çështjen e emrit midis Greqisë dhe FYROM”.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë një rol pa zhurmë, bashkë me BE dhe Gjermaninë, që të inkurajojmë një zgjidhje të këtij impasi, me qëllim që ta shohim FYROM të bëhet anëtare e NATO-s”, deklaroi nënsekretari amerikan i shtetit.
Ndaje me miqte