0030 210 33 18 483

SHBA, Kanadaja dhe Meksika, organizatore të Botërorit 2026

Tribuna TV 13 Qershor 2018

Treshja SHBA-Kanada-Meksikë u zgjodh nga federatat anëtare të FIFA-s, me 134 vota pro dhe 65 kundër ndaj konkurrentit të tyre, Marokut, për të pritur Kupën e Botës 2026, në përfundim të Kongresit të organizuar sot në Moskë, një ditë para hapjes së Botërorit 2018.

Lajmi u komentua edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

“SHBA bashkë me Meksikën dhe Kanadanë sapo morën organizimin e Kupës së Botës. Përgëzime. Punuam shumë për këtë”, shkruajti në rrjetin social Twitter presidenti Trump.

Bileta amerikano-veriore, që kishte premtuar gjatë fushatës për organizimin e “Kupës së Botës më fitimprurëse të historisë”, do të ngarkohet për të pritur Kupën e parë të Botës me 48 ekipe.

Për Marokun, bëhet fjalë për dështimin e pestë, pas atyre të vitit 1994, 1998, 2006 dhe 2010.

Është hera e parë që një botëror do të organizohet në tre vende (vetëm një herë, në 2002 u zhvillua në Japoni dhe Kore të Jugut). Megjithatë, nga 80 ndeshje që parashikohet në bëhen në botërorin 2026, 80 do të zhvillohen në SHBA, dhe nga dhjetë në Meksikë e Kanada.

SHBA-të kanë qenë organizatorë edhe të Kupës së Botës 1994, ndërkohë që Meksika bëhet vendi i vetëm që do të mikpresë për të tretën herë finalet e një borëtori. Më herët ka qenë në 1970 dhe 1986.

Finalja e Botërorit 2026 do të zhvillohet në stadiumin “Metlife Stadium” në New Jersey, selia e ekipeve të NFL, New York Giants dhe New York Jets.
 

Ndaje me miqte