Shembja e mbikalimit: arrin në 35 numri i viktimave. Ambasada: Nuk ka shqiptarë
Tribuna TV
14 Gusht 2018
Ka arritur në 35 numri i viktimave nga shembja e mbikalimit Morandi në Xhenova.
Lajmi është dhënë nga mediat italiane që kanë cituar burime nga shërbimi zjarrfikës.
Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton që mes viktimave apo të plagosurve të ketë shtetas shqiptarë.
Kështu njofton ambasada e Shqipërisë në Romë, përmes një njoftimi në facebook.
"Ambasada ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova.
Deri tani nuk kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë.
Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t'iu përgjigjur kërkesave për asistencë.
Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115”, përfundon mesazhi në faqen zyrtare të Ambasadës shqiptare në Romë.
Ndaje me miqte