Shembja e mbikalimit Morandi, dy të rinj shqiptarë mes viktimave
TV Tribuna
15 Gusht 2018
Mes viktimave nga shembja e mbikalimit Morandi në Xhenova janë edhe dy të rinj shqiptarë, njeri nga Shijaku dhe tjetri nga Shkodra.
Ambasada shqiptare konfirmon se ata jane: Marjus Djerri dhe Edo Bokrina, që ishin kolegë pune dhe në momentin e fatkeqësisë po kalonin mbikalimin me makinën e punës.
"Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rende per humbjen tragjike te jeteve te dy te rinjve shqiptare Marjus Djerri dhe Edi Bokrina ne aksidentin tragjik ne uren Morandi ne Genova.
Duke u shprehur ngushellimet e sinqerta familiareve te viktimave Ambasada eshte ne dispozicion te te afermeve per te gjithe asistencen e nevojeshme", shkruhet në njoftimin e ambasadës.