0030 210 33 18 483

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, një person plagoset me thikë

Tribuna News Network 17 Prill 2023

Një 34-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri me një bashkatdhetar të tij, në rrugën Arachthou të Colonos. Sipas mediave greke fillimisht dy shqiptarët janë përplasur me fjalë, ndërsa më pas njëri prej tyre ka qëlluar tre herë me thikë. I plagosuri ndodhet në spital dhe i është nënshtruar një operacioni. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ndaje me miqte