Shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet/ Rama: Gabim, zgjedhjet do bëhen në 30 qershor
ATSH
09 Qershor 2019
TIRANË, 8 qershor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se edhe pse Presidenti Ilir Meta ka shfuqizuar datën e zgjedhjeve, zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”.
Në fjalën e tij në një takim elektoral në Berat për zgjedhjet e 30 qershorit, Rama tha se “sapo më njoftuan se Presidenti paska shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Nuk jam i befasuar, e prisja edhe këtë gjë. Nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrimi i reformës në drejtësi”.
Sipas Ramës, ky është thelbi nuk ka asgjë tjetër. “As qeverinë nuk e marrin dot zvarrë as reformën në drejtësi, nuk e varrosin dot dhe në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, pasi zgjedhjet nuk janë të partive, as të Presidentit, por janë të popullit shqiptar”, – tha Rama.
“E kuptoni se çfarë çorapi duan ta bëjnë këta Shqipërinë në jetë demokratike, se si duan tu thonë shqiptarëve se ky vend nuk bëhet dhe në këtë vend ne që jemi mësuar në çdo shesh të bëjmë përshesh ,ne do vazhdojmë të bëjmë përsheshin tonë dhe ne nuk do ju lëmë por në fakt kjo nuk është asgjë tjetër përveçse përpjekje e dëshpëruar e një grushti njerëzish që bëjnë gjëra të dëshpëruar dhe janë të destinuar të humbin në mënyrë të dëshpëruar.
Ndaje me miqte