0030 210 33 18 483

Shkëmbimet tregtare me Greqinë 22 miliardë lekë

ATSH 25 Prill 2022

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Eksportet drejt Greqisë gjatë 3-mujorit të këtij viti shënuan rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet gjatë periudhës janar-mars në vlerë llogariten 5.6 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2021 ishin 4.6 miliardë lekë.

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë 3-mujorit zunë 6.6 % të totalit të gjithë tregtisë. Në vlerë ato arritën gati 22 miliardë lekë.

Importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-mars arritën në mbi 16 miliardë lekë, kur një vit më parë (2021) u importuan mallra në vlerë 13.2 miliardë lekë.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave ”ushqime, pije dhe duhan” me vlerë 4.2 miliardë lekë, i ndjekur nga grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” në vlerën 3.4 miliardë lekë dhe grupi “materiale ndërtimi dhe metale”.

Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 3.2 miliardë lekëve.

Ndaje me miqte