0030 210 33 18 483

Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

TV Tribuna 26 Nentor 2019

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se “nga tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm vendin, janë shënuar 13 viktima, ndërkohë që vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “7 persona konfirmohet se janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat në Durrës dhe 5 në Thumanë”.

Një tjetër qytetar humbi jetën në Kurbin, kur u hodh nga dritarja momentin e tërmetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot nga spitali i Durrësit se “deri në këtë orë të mesditës janë më shumë se 600 të lënduar që kanë marrë shërbim nga bluzat e bardha në spitalin e Durrësit, QSUT dhe spitalin e Traumës, në spitalet në Kurbin dhe Lezhë”.

Ndërkohë, 35 persona janë shpëtuar në dy zonat e po marrin ndihmë mjekësore.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë, ndërsa së shpejti këtyre operacioneve do t’u bashkohen edhe skuadrat speciale të emergjencës nga 7 vende të tjera që kanë konfirmuar deri tani gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë.

Burimi: ATSH

Ndaje me miqte