0030 210 33 18 483

Shkon nga Greqia në Shqipëri, gjobë, nëse nuk e vetëdeklaron

11 Mars 2020

Në dy ditët e fundit, Shqipëria ndërmori masa të forta shtrënguese, menjëherë pas zbulimit të rasteve të para.

Shqipëria mbylli për dy javë gjithë sistemin arsimor, stadiumet sportive dhe qendrat kulturore, ku mblidhen një numër i madh qytetarësh.

Qeveria urdhëroi mbylljen e diskove, lokaleve, restoranteve e bareve në Tiranë e Durrës.

Policia nuk do të lejojë asnjë tubim apo dëgjesë publike për asnjë arsye.

Qeveria bëri të ditur se do të gjobitë ata qytetarë të ndaluar nga policia në rrugë që nuk kanë deklaruar se kanë ardhur nga Italia, Greqia apo shtete të tjerë të prekur nga koronavirusi.

Ndaje me miqte