0030 210 33 18 483

Shkrimtari Iliaz Bobaj nderohet me titullin “Qytetar nderi i Gjirokastrës”

TV TRIBUNA 01 Korrik 2019

Një tjetër vlerësim i lartë për shkrimtarin Iliaz Bobaj ka ardhur nga bashkia e Gjirokastrës.

Iliaz Bobajt i është dhënë titulli “Qytetar nderi”. Në një ceremoni të zhvilluar në “qytetin e gurtë”, te shtëpia muze e Ismail Kadaresë, ku merrnin pjesë miq, të ftuar, dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Greqi.

Bobajt ia ka dorëzuar titullin kryetarja e bashkisë së Gjirokastërs, Zamira Rami.

Lajmin e ka bërë të ditur shoqata e emigrantëve shqiptarë në Patra, ku zoti Bobaj është kryetar nderi.

Propozimi për dhënien e titullit është bërë nga federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi.

 

Kush është Iliaz Bobaj

Iliaz Bobaj ka lindur në Lazarat të Gjirokastrës, në një familje me tradita atdhetare dhe kulturore.

Ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër si student i rregullt në degën matematikë-fizikë dhe më vonë edhe Universitetin “E.Çabej” në Gjirokastër po në këtë degë. Punoi mësues në Delvinë, Pukë, drejtues shkolle dhe i shtëpisë së pionierit në Delvinë. Në vitet 1992-1997 ka qënë sekretar i Këshillit të Rrethit Delvinës detyrë të cilën e kreu me dinjitet. Në vitin 1997 , e zëvendësojnë për motive politike dhe mbetet pa punë . I mbetur pa punë u detyrua të marrë rrugën e emigracionit në Greqi së bashku me familjen e tij dhe sot jeton e punon në Patra të Greqisë.

Ka një veprimtari të ngjeshur letrare, autor i shumë librave, ndërkohë që krijimet e tij janë përfshirë edhe në antologji të ndryshme. Shkruan në disa organe letrare , brënda dhe jasht vendit duke qenë ndër publicistët më aktivë dhe më të fuqishëm të shtypit shqiptar në emigracion. Është fitues i disa çmimeve letrare.

Si përkthyes ka kontribuar për njohjen e vlerave më të mira të poezisë shqipe nga publiku helen, ndërsa ka përkthyer edhe poetë të njohur grekë.

Është dhe një aktivist i përkushtuar i komunitetit shqiptar në Greqi.

Ndaje me miqte