0030 210 33 18 483

Shkrumbohet maunia në rrugën Korinthos – Patra. Video nga vendgjarja

Tribuna TV 02 Korrik 2018

Një maune është përfshirë nga flakët në orën 05,30 të mëngjesit të së hënës. Ngjarja ndodhi në kilometrin e 115-të rrugës nacionale Korinthos-Patra, në afërsi të Ksilokastros.

Maunia ishte e ngarkuar me bojëra dhe prandaj fuqia e zjarrit ishte mjaft e madhe.

Për fat, nuk pati asnjë të lënduar.

Në vendngjarje operuan gjashtë mjete zjarrfikëse.

Për një kohë të gjatë u bllokua trafiku në korsinë që çonte drejt Athinës.

Bashkëpunëtori ynë Kliton Kurti u ndodh në vendngjarje dhe fiksoi pamje dhe video nga aksidenti.

Ndaje me miqte