0030 210 33 18 483

Shoqata Nënë Tereza, më 7 tetor nis cikli i ri mësimor për gjuhën shqipe

Tribuna TV 21 Shtator 2018

Lajmërojmë të gjithë të interesuarit që të dielën, më 7 tetor, ora 11.30, në godinën e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit "Aristoteli" në Selanik, Shoqata e Emigrantëve/eve Shqiptarë/e "Nënë Tereza" fillon ciklin mësimor të gjuhës shqipe për vitin akademik 2018-19.

Fëmijët e emigrantëve shqiptarë të moshave 6-17 vjeç janë të mirëpritur të regjistrohen për të filluar ose për të vazhduar mësimin e tyre në gjuhën shqipe nën kujdesin e mësuesve vullnetarë të kualifikuar dhe të zellshëm.

Paralelisht do të bëhen regjistrimet për grupin e valleve popullore me nxënësit e ciklit mësimor.

Adresa: Rruga "3 Septemvriou" nr.3, Selanik

Ju mirëpresim!

Kryesia e shoqatës

Ndaje me miqte