0030 210 33 18 483

Shorti i Europa League, kundërshtarë të lehtë për pretendentët

ATSH 17 Dhjetor 2018

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës për Ligën e Europës ku u përcaktuan çiftet që do të luajnë në fazën tjetër u treguar bujar me “Interin”, “Çelsin”, “Arsenalin” dhe “Napolin”, që janë ndër pretendentët kryesorë për ta fituar këtë trofe. Nuk ka ndodhur e njëjta gjë për “Lacion”, që shorti i ka rezervuar përplasjen me “Sevijan”, një skuadër eksperte e Ligës së Europës.

24 skuadrave që arritën të siguronin kualifikimin nga grupet e Ligës së Europës, edhe 8 ekipe nga vendet e treta të Ligës së Kampioneve, mësuan sot përballjet.

Viktoria Plzen-Dinamo Zagreb
Klub Bryzh-RB Salcburg
Rapid Vjenë-Inter
Slavia Praga-Genk
Krasnodar-Bajer Leverkusen
Zyrih-Napoli
Malmo-Çelsi
Shakhtar Donjetck-Eintraht Frankfurt
Sëlltik-Valencia
Ren-Betis
Olimpiakos-Dinamo Kiev
Lacio-Sevilja
Fenerbahçe-Zenit
Sporting Lisbonë-Vijareal
BATE Borisov-Arsenal
Gallatasaraj-Benfika. 

Ndaje me miqte