Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur pas një zjarri dhe shpërthimi në një pikë karburanti në rajonin e Kaukazit të Dagestanit të Federatës Ruse.
“Gjithsej 102 persona u plagosën si pasojë e incidentit, nga të cilët, për fat të keq, 27 janë të vdekur”, tha ministria e reagimit emergjent përmes Telegramit.
Ndërkohë ka nisur hetimi për shkaqet e fatkeqësisë.
Sipas të njëjtit burim, janë dëmtuar automjete dhe objekte në zonën e gjerë.