Shpërthimi i Etnës shkakton 10 të plagosur
ATSH
25 Dhjetor 2018
ROMË, 26 dhjetor /ATSH-AFP-ANSA/ – Vullkani i Etnas që ka shpërthyer që të hënën u trondit nga një tërmet me magnitudë 4,8 ballë Righter dje në mbrëmje, duke shkaktuar 10 të plagosur lehtë, rrëshqitje të tokës dhe dëmtime në godinat e vjetra, njoftuan sot autoritetet e mbrojtjes civile.
Sipas Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe të Vullkanologjisë (INGV), tërmeti ndodhi në mes të natës në një thellësi prej vetëm një kilometër.
Nëse zona e vullkanit siçilian është tronditur nga qindra tërmete të vegjël që prej së hënës, kjo është ngjarja sizmike më e fuqishme që prej fillimit shpërthimit.
Ndaje me miqte