0030 210 33 18 483

Shpëtoi dhjetra njerëz nga zjarri, shqiptarit i jepet nënshtetësia greke

Tribuna TV 04 Shtator 2018

Një emigranti shqiptar në Greqi do t’i jepet nënshtetësia greke në shenjë nderimi për kontributin e tij gjatë zjarrit në Atikën Lindore më 23-24 korrik.

Siç mundi të mësojë TV Tribuna, ai është Agim Cufe nga Levani i Fierit, që jeton në Mati, zonën që u thuajse u shkatërrua nga zjarri, dhe ku humbën jetën 98 njerëz.

Edhe pse nga zjarri rrezikonte gjithë familja e tij dhe banesa iu dogj krejtësisht, Agimi, me një skaf, shpëtoi dhjetra jetë njerëzish, siç thuhet dhe në njoftimin e ministrisë së brendshme greke, ku shtohet se të njëjtin akt bënë edhe dy emigrantët egjiptianë. Edhe ata do të marrin nënshtetësinë greke.

Aktin e emigrantëve e vlerësoi edhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras, gjatë vizitës që bëri në martën në Mati. Madje ai tha se sapo kishte urdhëruar që atyre t’u jepej nënshtetësia greke.

Ministria e brendshme bën të ditur se dekreti për dhënien e nënshtetësisë tre emigrantëve që jetojnë prej vitesh në Greqi, është hartuar nga ministri dhe do t’i dërgohet për firmë presidentit të republikës, siç parashikon procedura.

Ndaje me miqte