0030 210 33 18 483

Shpallen masat për lehtësimin e të dëmtuarve nga zjarret

TV Tribuna 26 Korrik 2018

Qeveria greke shpalli të mërkurën në mbrëmje një paketë masash që synojnë mbështetjen e të prekurve nga zjarret dhe rehabilitimin sa më të shpejtë të dëmeve materiale.

Ndër këto masa përfshihen:

Dhënia e një kompensimi emergjent prej 5.000 eurosh për familjet apo personat fizikë që u dëmtuan nga zjarret. Për familjet me tre e më shumë fëmijë, ky kompensim do të jetë 6.000 euro.

Kompensimi për bizneset e dëmtuara do të jetë 8.000 euro.

Akordimi i kompensimit të papunësisë (epidoma anergias) plus një shume 650 euro, për gjithë ata që mbetën pa punë pas shkatërrimit të ndërmarrjes për shkak të zjarreve.

Një sërë masash urgjente për lehtësimin tatimor të personave dhe boizneseve të prekura nga zjarret.

Lehtësime edhe sa i përket pagesës së kontributeve për sigurimet shoqërore.

Shteti i akordon çdo familjeje të prekur një shumë vjetore prej 1.200 euro për mbulimin e çdo shpenzimi për ndërlidhjen telefonike, pavarësisht nga kompania që iu ofron shërbimin.

Në zonat e goditura nga zjarret diodat (pikat e pagesës së taksës rrugore) do të mbeten të hapura deri në përballimin e krizës.

Çregjistrim i lejeve të qarkullimit për gjithë automjetet që u shkatërruan, me qëllim që pronarët e tyre të mos u faturohet taksa e qarkullimit, tarifa e çregjistrimit si dhe çdo gjobë tjetër administrative.

Korporata energjitike (DEH) vendosi të çregjistrojë debitorët e energjisë që është harxuar nga 1 janari 2018 deri më sot, për banesa dhe biznese që u shkatërruan si dhe për banesat e familjeve të viktimeve, si dhe do të avancojë në rregulime të rëndësishme për borxhe më të vjetra në të njëjtat kategori.

Shërbimi parësor shëndetësor (EOPYY) do të zëvendësojë gjithë pajisjet mjekësore dhe teknike që u shkatërruan nga zjarri të invalidëve apo personave me sëmundje kronike, të cilët nuk do të pagoaujnë asnjë lloj konrouti për këto zëvendësime.

Fëmijë të familjeve të prekura që studiojnë apo do të fillojnë sivjet studimet në arsimin e lartë përfitojnë automatikisht të drejtën e kalimit në shkolla që janë sa më afër vendbanimit. Kjo masë mund të zgjatet edhe në vitet e tjerë, me vendim të ministrit të arsimit.

Masa për mbështetjen e familjeve të viktimave

Mbështetje ekonomike prej 10.000 euro për bashkëshortin/en, ose familjarin më të afërt të të vdekurit për shkak të zjarrit.

Akordimi i një kompensimi mujor me vlerë 1.000 euro për fëmijtë e mitur të të vdekurit nga zjarri deri sa të arijnë moshëpn mdhore apo deri në mbushjen e vitit të 24-t, në rast se studiojnë në institucione arsimore brenda vendit.

Këta fëmijë, nëse hyjnë sivjet apo studiojnë faktikisht në arsimin e lartë, kalojnë në shkolla që janë sa më afër vendbanimit. Kjo masë mund të zgjatet edhe në vitet e tjerë, me vendim të ministrit të arsimit.

Një i afërm i shkallës së parë apo të dytë apo bashkëshorti i një viktime përfitojnë të drejtën e emërimit në sektorin publik. Këtë të drejtë e përfitojnë dhe personat me invaliditet 67% e lart, për shkak të zjarreve.

Paketa e tretë e masave ka të bëjë me rehabilitimin e dëmeve materiale për individët dhe infrastrukturat publike

Nisur nga vala e solidaritetit të brendshëm dhe të jashtëm që është manifestuar ndaj Greqisë por edhe vetë të dëmtuarve nga zjarret në Atikën Lindore dhe Perëndimore, qeveria greke vendosi hapjen e një llogarie bankare në Bankën e Greqisë, me qëllim financimin e çdo lloj veprimtarie dhe kryesisht për rindërtimin dhe dëmshpërblimin e banesave që u shkatërruan si dhe rehabilitimin e infrastrukturës.

Kjo llogari bankare do të menaxhohet nga një komision tripalësh, i përbërë nga kryetari i parlamentit, ministri i infrastrukturës dhe transporteve dhe ministri i financave.

Shteti grek ka depozituar në këtë llogari 20 milionë euro, ndërsa parlamenti grek vendosi të depozitojë 10 milionë euro.

Në këtë llogari do të mund të kontribuojnë shtete të huaja, biznese por edhe individë nga Greqia dhe bota e jashtme.

Numri i llogarisë është 23/2341195169 dhe IBAN GR4601000230000002341195169.

Kontributi prej 20 milionë eurosh i shtetit grek është vetëm fillimi dhe shteti angazhohet që shpenzimet e tjera që nvojiten për rehabilitimin e plotë të zonave të goditura që do të mbulohen tërësisht nga programi i investimeve publike.

Ndaje me miqte