Njësia e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare të Policisë së Shtetit e ka shpallur në kërkim shtetasin P. T., 59 vjeç, banues në Kurjan, Fier. Ai është larguar nga parkingu i Doganës në PKK Kakavijë pa kryer procedurat doganore. Materialet procedurale janë drejtuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër për hetime të mëtejshme.