0030 210 33 18 483

Shqipëri, forcohet dollari amerikan, euroja humb terren

ATSH 05 Nentor 2021

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi lehtë terren.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u ngjit me 0,08 lekë dhe këmbehet me 106,50 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0,03 lekë dhe këmbehet me 122,84 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 1,99 lekë dhe zbriti në kuotën 142,99 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 116,23 lekë, ose 0,24 lekë më pak se ditën e enjte.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 106.50 +0.08  
Euro EUR 122.84 -0.03  
Poundi Britanik GBP 142.99 -1.99  
Franga Zvicerane CHF 116.23 -0.24

Ndaje me miqte