0030 210 33 18 483

Shqipëri – Francë, në pikëpyetje Arena Kombëtare

05 Nentor 2019

Presidenti i FSHF, Armand Duka premtoi se sfida e 17 Nëntorit kundër Francës do të luhet në “Arenën Kombëtare”, por gjatë orëve të fundit askush nuk mund ta thotë me siguri nëse sfida e fundit e grupit eliminator konfirmohet plotësisht në stadiumin ende të papërfunduar, nënvizon televizioni Publik shqiptar.

RTSH Sport mëson se gjatë inspektimit të fundit, të dërguarit e UEFA-s kanë pasur shumë kritika dhe kanë vendosur disa detyra emergjente ndaj njerëzve përgjegjës për finalizimin e punimeve.

Problemet më të mëdha lidhen me çështjet teknike që kanë të bëjnë me prodhimin e sinjalit, transmetimin e ndeshjes dhe akomodimin e komentatorëve e gazetarëve. Sipas të dërguarve të UEFA-s, pozicionet e kamerave të transmetuesve të ndeshjes duhet të zhvendosen një kat më poshtë për të siguruar një pamje më të plotë, por me të njëjtën arsye duhen zhvendosur edhe vendet e komentatorëve të sfidës. Probleme janë evidentuar edhe në pozicionet ku do të akomodohen gazetarët në pjesën e tribunës pasi jo të gjithë reporterët do të kenë fushëpamje të plotë. UEFA kërkon që gazetarët të akomodohen në vende sa më komode dhe me pamje sa më të qartë të fushës së lojës.

Të gjitha modifikimet duhet të bëhen brenda disa ditësh pasi nuk është marrë ende një vendim përfundimtar nëse sfida do të luhet në “Arenën Kombëtare”. UEFA nuk ka lënë një afat dhe bëhet fjalë që të gjitha modifikimet lidhen ekskluzivisht vetëm me ndeshjen kundër kampionëve të botës sepse më pas është gjithë koha e nevojshme për të rregulluar çdo detaj, përfundon TVSH Sport.

Ndaje me miqte