0030 210 33 18 483

Shqipëri, goditje tërmeti me magnitudë 4.9

29 Janar 2020

Shqipëria u godit nga një tjetër tërmet i fortë mbrëmjen e së martës. Lëkundjet me një magnitudë 4.9, patën epiqendrën, 3 kilometra në veri të fshatit Bubq, në zonën e Fushë Krujës dhe ato u ndjenë të fuqishme dhe në Durrës, Tiranë, Lezhë por dhe në qytete të tjera të vendit.

Autoritetet deklaruan se për momentin nuk kanë njoftime për dëme. Ndjesia e frikës, pas tërmetit të 26 Nëntorit, i një magnitude 6.4 të shkallës Richter, i cili shkaktoi 51 viktima, u rishfaq dhe ishin të shumtë qytetarët që dolën nga banesat e tyre.

Në Durrës, brenda pak minutash, trafiku në dalje të qytetit u rëndua nga automjetet të shumta që tentonin të largoheshin.

Në Tiranë, qytetarët preferuan sheshet e hapura, ndërsa disa pasgoditje të tjera u regjistruan sërish, ndonëse me intensitet më të ulët.

Ndaje me miqte