0030 210 33 18 483

Shqipëri: Humb jetën pacienti i pestë me COVID-19

Zëri i Amerikës 24 Mars 2020

Një tjetër pacient me COVID-19 humbi jetën në Shqipëri, megjithë terapinë intenstive 10 ditore në Spitalin Infektiv.
Pacienti 49-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në Spitalin Infektiv, vuante edhe nga diabeti. Kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit u zbuluan edhe 19 raste të reja me COVID-19 pasi janë kryer 74 testime. Gjithsej janë gjetur 123 persona të prekur nga 930 raste të testuara. Në Spitalin Infektiv janë 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre në terapi intensive, pjesa tjetër në gjendje të qëndrueshme.
Në hartën e zonave të prekura nga COVID-19 u shtuan edhe Lezha, Hasi dhe Berati, ndërsa qytetet më të prekura janë Tirana, Fieri e Korça. Tirana ka 72 persona të prekur, Fieri 12, Korça 9, Durrësi 8, Lushnja, Vlora e Kavaja nga 4, Elbasani, Rrogozhina, Shkodra e Hasi nga 2 qytetarë, Lezha e Berati nga 1 pacient me COVID-19. Njoftohet edhe dalja nga spitali e 10 qytetarëve të shëruar.

Ndaje me miqte