0030 210 33 18 483

Shqipëri, ja drejtuesit e rinj të policisë

Tribuna TV 18 Tetor 2021

Në Shqipëri, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano njoftoi këtë të hënë ndryshimet në radhët e drejtuesve të policisë në qarqe, Kufirit e Migracionit, si dhe departamentin e Antiterrorit dhe Sigurisë Publike në dikasterin blu.

Rrokada ka prekur thuajse të gjitha qarqet, ku vihet re se qarqet më problematike sa i përket rendit e sigurisë kanë pësuar ndryshime. Në Tiranë u emërua Lorenc Paganika, Hamdi Fjora në Shkodër, Gentjan Berberi në Vlorë, Ardjan Cipa në Elbasan, Alfred Çepe në Fier, Gjovalin Loka në Korçë, Neritan Nallbati në Durrës, Edmond Sulaj në Kukës, Bledar Celiku në Gjirokastër, Oltion Bistri në Lezhë, Skëner Hitaj në Dibër.

Saimir Boshnjaku u emërua drejtor Kufiri në Tiranë, Fatmir Hoxha në Korçë, Sokol Cana në Gjirojkastër dhe Arben Joca te kufiri në Shkodër.

Në një deklaratë për mediat, Nano tha se do të ketë dhe ndryshime të tjera.

Ndryshimet erdhën menjëherë pas një analize të bërë nga drejtori i ri i policisë pas emërimit të tij në këtë pozicion.

Ndaje me miqte