Shqipëri, zgjedhjet lokale më 30 qershor
ATSH
04 Nentor 2018
Më 30 qershor 2019 do të zhvillohen zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Presidenti Ilir Meta dekretoi datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Në dekretin e Presidentit thuhet se: “Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dekretoj zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.
Ndaje me miqte