0030 210 33 18 483

Shqipëria humb edhe në Suedi

ATSH 25 Mars 2024

Shqipëria ka humbur me rezultatin minimal 1-0 përballë Suedisë në miqësoren e zhvilluar këtë të hënë  në ‘Friends Arena’, Stockholm.

Ndeshja u vendos në minutën e 62’ nga një gol i Nilson, i cili i mori kohën pas krahëve mbrojtësit të qendrës kuqezi Mihaj dhe me kokë dërgoj topin e harkuar në zonë nga Kulusevksi.

Ndeshja në tërësi ishte e barabartë, ndërsa të besuarit e trajnerit Silvinjos kërkuan përgjatë gjithë kohës të ishin protagonist, duke kërkuar disa herë të shënonin, por pa sukses. Kështu, pas Kilit, Shqipëria ka humbur dhe miqësoren e dytë të programuar në muajin mars, atë me Suedinë. Tashmë përpara për djemtë kuqezi janë finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Ndaje me miqte