0030 210 33 18 483

Shqipëria në gara për Çmimet Oscar! QKK fton shtëpitë filmike të paraqesin veprat

Tribuna News Network 31 Gusht 2023

Hapet gara për kandidaturën e Shqipërisë për çmimet Oscar.

 

 

Qendra Kombëtare e Kinematografisë fton shtëpitë filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë si kandidatura shqiptare në kategorinë International Feature Film për edicionin e 96-të të Çmimeve OSCAR. Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë.

 

Çmimet do të akordohen nga "The Academy of Motion Picture Arts and Sciences" më 10 mars 2024. Disa nga kriteret sipas QKK janë:

 

- Filmi duhet të jetë i gjatë mbi 40 minuta dhe duhet të ketë bërë premierën në Shqipëri, nga fillimi i dhjetorit 2022 deri në përfundim të tetorit 2023.

- Po ashtu, filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema në Shqipëri, për të paktën shtatë ditë rresht.

- Filmi duhet të përmbajë të paktën 50% dialog në gjuhën shqipe dhe gjithashtu duhet të jetë prodhuar me të paktën 50% aktorë dhe staf shqiptar.

 

Kandidaturat mund të dërgohen deri më 2 tetor. "A cup of coffee and new shoes on", me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, ka qenë kandidatura e fundit e Shqipërisë në Oscars.

 

Ndaje me miqte