0030 210 33 18 483

Shqipëria rikthen masat në kufi. Kush do të bëjë 10 ditë karantinë

TV TRIBUNA 30 Gusht 2021

Në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve, forcoi masat parandaluese ndaj COVID-19, pas shtimit të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi gjatë verës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se mbi 95 për qind e infektimeve të reja u përkasin personave të pavaksinuar ende”.

Duke filluar nga data 1 shtator, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00.

Qarkullimi për banorët do të ndalohet nga ora 11 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, ndërsa u vendosën një seri masash të tjera për udhëtarët, që hyjnë në Shqipëri nga të gjitha pikat kufitare.

Kështu, duke filluar nga data 6 shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Në aeroporte hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarët

– Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët.

Po ashtu, qëndron në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, si qendra tregtare, supermarkete, institucione apo biznese. Kur nuk zbatohen masat e rekomanduara për mbajtjen e maskave aplikohen penalitete si gjobë 3 mijë lekë për personat që rezultojnë me shkelje për herë të parë dhe 5 mijë lekë për qytetarët me shkelje të përsëritur. Ndërsa për bizneset masa e penalitetit shkon nga 100 mijë deri në 700 mijë lekë.

Ndaje me miqte