0030 210 33 18 483

Shqiptarët e Selanikut, ndihma për bashkatdhetarët në burgun e Nigritas

Tribuna TV 25 Dhjetor 2018

Komuniteti dhe konsullata e Shqipërisë në Selanik kanë shpërndarë ndihma për bashkatdhetarët që vuajnë dënime në burgun e Nigritas.

Inciativa ka qenë e konsulles së përgjithshme të Shqipërisë, zonjës Pavlina Evro – Ylli, që i ka bërë thirrje sensibilizuese komunitetit që jeton e punon në kryeqendrën e Greqisë Veriore.

Intelektualë, mësues, biznesmenë, artistë, shoqata “Nena Terezë” si dhe organizata ndërkombëtare “Arsis” ju përgjigjen menjëherë thirrjes së znj. Ylli.

Biznesmenët Arjan Gusho, Kosta Qose, dhe Adi Miho, bashkë me konsullen, znj. Ylli, me automjetin e firmës “Iso Prof” të z. Gusho, udhëtuan drejt burgut të Nigritas, në Serres.

Ndihmat e mbledhura iu dorëzuan shtetasve tanë përmes drejtorisë të kësaj qendre të vuajtjes së dënimit.

Të burgosurit në takimin që patën me znj. Ylli, shprehën falenderimin që nuk janë të harruar nga shteti shqiptar.

Drejtoria e burgut të Nigritas ka falenderuar përfaqësuesit shqiptarë për këtë akt human.

Përmes një postimi në Facebook, Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik, ka falënderuar në mënyrë të veçantë znj. Valbona Hystuna, përfaqësuese e ARSIS, z. Teodhori Miho, z.Arjan Gusho dhe z. Kosta Qose.

Ndaje me miqte