0030 210 33 18 483

Shqiptarët e Tyrnavos, në grevë të zgjatur; kërkojnë paga më të mira

TV TRIBUNA 19 Prill 2019

Punëtorët e bujqësisë në Tyrnavos të Thesalisë, shumica dërrmuese e të cilëve janë shqiptarë, po zhvillojnë që prej së premtes së kaluar një grevë, në kërkim të përmirësimit të pagës.

Në fakt, ata kërkojnë që vlera e ditës së punës t’u paguhet ashtu siç përcakton ligji.

Duke folur në televizionin publik ERT, përfaqësuesi i grevistëve, Bardhok Prendi, tha ndër të tjera: “Jetojmë në Greqi që prej 25 vjetësh. punojmë në mënyrë të ligjshme në bujqësi, pa probleme. Dita e punës që marrim sot është 30 euro për 8 orë punë. Në dorë marrim 27 euro dhe 3 na mbahen për “ergosimon”. Ligji përcakton që punohet 7 orë në ditë ose 42 orë në javë, me pagesë për çdo ditë pune 33,60 euro të pastra. Ne kërkojmë 30 euro në dorë dhe 3 eurot e ergosimos të paguhen nga punëdhënësi”.

Grevistët kanë thënë se greva do të vazhdojë deri sa të plotësohet kërkesa e tyre.

Ndaje me miqte