0030 210 33 18 483

Shqiptarët në Itali do të gëzojnë pensione - Lajm i mirë për 500 mijë emigrantët shqiptarë

Tribuna News Network 06 Gusht 2023

Rreth 500 mijë punonjës shqiptarë në Itali do të përfitojnë nga një marrëveshje për pensionet, pas miratimit të saj në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negociatat teknike për këtë marrëveshje, e cila ka filluar procesin e njohjes së kontributeve që nga viti 2014 dhe tani po shkon drejt finalizimit.

 

Kjo çështje ka qenë e vështirë për të dyja palët për shumë vite, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali. Qeveria shqiptare ka punuar për të arritur në këtë marrëveshje për rreth 10 vite. Sipas të dhënave të vitit 2016, ishin 250 mijë shqiptarë të regjistruar si punonjës në Itali dhe 19 mijë italianë të regjistruar në Shqipëri.

Ndaje me miqte