0030 210 33 18 483

Shqiptarët votojnë në zgjedhjet bashkiake pa opozitën

TV Tribuna 30 Qershor 2019

Në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet bashkiake në Shqipëri, proces që do të zgjasi deri në orën 19:00. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, të drejtë vote kanë 3 milionë e 536 mijë e 15 qytetarë. Materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin, ndërsa qendrat e votimit janë marrë në mbrojtje nga policia.

Në këto zgjedhje janë 36 forca të regjistruara. 21 të grupuara në koalicionin e Partisë Socialistë me koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe 6 si pjesë e koalicionit “Shpresa për Ndryshim”e drejtuar nga partia e Arian Starovës, ndërsa 9 parti të tjera kanë hyrë në këto zgjedhje të vetme mes të cilave dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit dhe Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit.

Për herë të parë pas vitit 1990, Partia Demokratike nuk merr pjesë në këto zgjedhje lokale, së bashku me partitë e saj aleate, pasi i kanë bojkotuar. Nga 61 bashki, në 35 nuk ka garë pasi janë regjistruar vetëm nga një kandidat dhe ky i Partisë Socialiste. Në 25 të tjera socialistët kanë përballë kandidatët e Bindjes Demokratike.

Ndaje me miqte