0030 210 33 18 483

Shqiptari Fiorin Durmishaj, dopietë në ndeshjen kundër Apollonit

Albert RUDAJ 01 Tetor 2018

Dy golat e Fiorin Durmishajt kundër Apolonit – në fushën e këtij të fundit- i dhanë fitoren 2-0 Panioniosit.

Ishte minuta e 37-të e pjesës së parë, kur nga krahu i majtë austriaku Spiridonovic serviri një pasë të sakte ndaj vlonjatit Durmishaj dhe ky me një stil ala Ibraimovic, e dërgoi topin në rrjetë.

Me fillimin e pjesës së dytë Panionios shënon përsëri dhe përsëri autori është Fiorin Durmishaj, që kësaj here shënon një gol mjaft të bukur me kokë.

Kjo ishte fitorja e parë për Panioniosin këtë sezon të ri dhe Durmishaj ishte heroi i ndeshjes. Dhe jo vetëm kaq, por ai u shpall dhe qendërsulmuesi i javës.

Kujtoj se Durmishaj ishte lojtar i Shpresave të Alban Bushit e si rrjedhojë sinjalet për Christian Panuccin e për FSHF janë konkrete.

Javën e ardhshme Panionios pret në Athinë Arisin e Migjen Bashës e të Mërgim Mavrajt. Do të kemi pra një “dyluftim” ndërmjet dyshesh së Kombëtares dhe Fiorin Durmishajt të Panioniosit e të Alban Bushit.

Shpresojmë që Panucci të zgjohet e të vijë në Athinë ta ndjekë këtë ndeshje...

Ndaje me miqte