0030 210 33 18 483

Shqiptari në Greqi arrestohet për përfshirje në trafikun e drogës

Tribuna News Network 03 Gusht 2023

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme teksa po tentonte që të hynte në Shqipëri. Shqiptari është arrestuar në kufi, pasi gjatë kontrollit, autoritetet greke konstatuan se ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian në pritje të lëshuar nga autoritetet italiane. Sipas dokumentit të akuzës, shqiptari ishte dënuar me pesë vite burg për trafik droge, shkak për arrest dhe më pas u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Epirit, i cili po nis dokumentet për ekstradimin e tij në Itali. 31-vjeçari i arrestuar nga Policia e Sigurisë në zonën e Edesës është dërguar në burg me urdhër të Prokurorit.

Ndaje me miqte