Shqiptari në Spanjë vritet në rrethana misterioze, u braktis para spitalit me plagë në bark
Tribuna News Network
25 Prill 2023
Një shqiptar rreth moshës 30-vjeç ka humbur jetën në Spanjë. I riu u braktis para dyerve të qendrës së urgjencës në Girona me një plagë prej thike në bark, ndërsa mediat spanjolle kanë konfirmuar identitetin e tij. I gjetur pa asnjë dokument identifikimi në momentin e braktisjes. Autoritet kanë arritur të identifikojnë makinën me të cilën ka mbërritur viktima, përmes kamerave të vëzhgimit të qendrës, drejtuesin e saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së qendrës. Mjekët janë munduar për 45 minuta të rikthejnë në jetë shqiptarin, por ishte pa sukses.
Hetuesit aktualisht po analizojnë të gjitha kamerat e sigurisë dhe kanë marrë deklarata nga punonjësit e shëndetësisë që e trajtuan atë.
Pronari i mjetit që la shqiptarin në derën e spitalit ishte një tjetër shtetas me origjinë shqiptare me banim midis rajonit Maresme dhe La Selva. Mëngjesin e kësaj të hëne, atij iu mor një deklaratë në stacionin e policisë Vista Alegre në Girona. Falë kësaj deklarate, agjentët kanë zbuluar se edhe viktima, ashtu si drejtuesi i mjeti janë me origjinë shqiptare dhe rreth 30 vjeç.
Ndaje me miqte