0030 210 33 18 483

Shqiptarja që bëri falas 600 maska për spitalin e Grevenasë

TV Tribuna 29 Mars 2020

Agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA, ka publikuar një reportazh mbi aktin e emigrantes shqiptare Elona Agolli, e cila qepi vetë 600 maska mbrojtëse dhe i ofroi falas spitalit të Grevenasë.
Më poshtë vijon teksti i reportazhit, shkruar nga korrespondenti i agjencisë në Kozani, S.Kutavas:
"Kur i telefonuan nga spitali i Grevenasë që e pyetën nëse mundej t'u bënte 600 maska, Elona nuk u mendua për asnjë çast dhe mejëherë tha se po, mundej t'i bënte.
Nëpunësja e spitalit i kërkoi që t'i thoshte çmimin për copë. Elona prapë nuk u mendua aspak. "Dëgjoja vazhdimisht në emisionet e lajmeve se kishte mungesë maskash në spitale dhe se mjekët dhe infermierët apleojnë vazhdimisht sepse po u mbarojnë. I thashë menjëherë zonjës se nuk dua para, se do t'i bëj falas dhe do t'ia ofroj spitalit dhe gjithë punonjësve që i kanë nevojë. Atëherë më thanë se do të më dërgonin copën, u kërkova dhe një mostër kampion të cilin e përdora për model".
Zonja Elona ka një dyqan rrobash në Grevena dhe një rrobaqepësi ku qep dhe mermeton për klientët e vet. Një fqinj i printoi formularin e lejes që të shkonte në rrobaqepësi dhe filloi menjëherë nga puna.
Siç thotë vetë ajo për agjencinë ANA-MPA, iu deshën nëntë ditë që të mbaronte të 600 maskat. Flet me krenari për punën e vet, maskat kanë beze të dyfishtë dhe nëpërmes tyre është qepur një filtër i posaçëm që ia dhanë nga spitali.
Zon ja Elona është e kursyer në fjalë. Përgjigjet e saj janë lakonike. Në disa momente stepja e saj është e dukshme, ndoshta pse detyrohet të flasë me detaje për diçka e cila në kodin e saj të nderit është e njëmendtë si akt dhe si përzgjedhje.
"I thashë përgjegjëses që po t'u nevojiten dhe maska të tjera, do t'jua bëj, sepse dua të ndihmoj". Dhe Elona e mbylli bisedën tonë duke thënë se "në këto ditë të vështira duhet që ne njerëzit të ndihmojmë, kudo që mundim".
Zonja Elona Agolli është nga Korça e Shqipërisë, nënë me dy fëmijve -një vajze 18 vjeçe dhe një djali 9 vjeç. Erdhi me bashkëshortin nga Shqipëria dhe 21 vitet e fundit jetojnë e punojnë në Grevana", përfundon agjencia ANA-MPA.
 

Ndaje me miqte