0030 210 33 18 483

Shtetet anëtare të BE marrin vendimin: Të hapen negociatat e anëtarësimit

TV Tribuna 23 Mars 2020

Vendet anëtare të Bashkimit Europian ranë dakord që të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe -me kushte- me Shqipërinë, citon agjencia franceze e lajmeve AFP, burime diplomatike në Bruksel.
marrëveshja në të cilën konkluduan ambasadorët e shteteve anëtare në Bruksel do të duhet të miratohet të martën në telekonferenmcën e ministrave të jashtëm.
Në fund të javës, marrëveshja do t'iu paraqitet liderëve të shteteve që nga ana e tyre duhet të mandatojnë Komisionin Europian që të përgatisë kuadrin e negociatave, që do të miratohet në samitin e ardhshëm. Atëherë do të caktohet dhe data e saktë e hapjes së negociatave.
Sipas burimeve diplomatike që citon agjencia franceze, rruga e anëtarësimit do të jetë më e vështirë për Shqipërinë, pasi Gjermania dhe Holanda kërkojnë që të avancojë në reformat sa i përket procesit zgjedhor, të garantojë transparencë në financimin e partive politike dhe të fushatave elektorale. Do të duhet gjithashtu që të vazhdojë zbatimin e reformave në drejtësi dhe të luftojëm korrupsionin dhe krimin e organizuar.
"Drita jeshile nga vendet anëtare do të zbusë klimën për samitin e Ballkanit që është planifikuar për fillimin e majit në Zagreb", komentoi një burim i lartë diplomatik. I njëjti gjithsesi paralajmëroi se procesi i anëtarësimit do të marrë shumë vite.
 

Ndaje me miqte