0030 210 33 18 483

Shtrëngata shiu në Atikë gjatë të enjtes e të premtes

TV TRIBUNA 31 Tetor 2019

Shtrëngata të fuqishme shiu, vende-vende me densitet të lartë, priten që nga mesdita e të enjtes dhe deri në orët e para të së premtes, sipas buletinit emergjent që publikoi para pak Shërbimi meteorologjik grek.

Vala e motit të keq ka filluar që në orët e para të së enjtes. Shira po bien në Greqinë veriore dhe perëndimore, ndërsa shtrëngata shiu ka në detin Jon dhe Epirin perëndimor.

Të enjten, gjatë gjithë ditës priten shira dhe shtrëngata shiu thuajse në gjithë Greqinë.

Reshje breshëri priten që nga mesdita e të enjtes dhe deri në orët e para të së premtes, kryesisht në detin Jon, në Epir, në Peloponez, pjesën perëndimore të Greqisë kontinentale, në Egjeun Jugor dhe në Kretë.

Ndaje me miqte