0030 210 33 18 483

Shtyhen edhe lejet që skadojnë nga 20 korriku deri ne 31 dhjetor

TRIBUNA TV 21 Korrik 2020

Më në fund ka dalë edhe vendimi i ri i ministrisë së emigracionit, që shtyn lejet e qëndrimit që mbarojnë deri në 31 dhjetor.

Në vendimin e ri, që publikohet në Fletoren zyrtare, thuhet se shtyrja përfshin lejet e qëndrimit që skadojnë nga 20 korrikut deri në 31 dhjetor.

Të gjitha këto leje shtyhen automatikisht për 8 muaj.

Çka do të thotë që një leje e cila skadon sot, pra më 21 korrik, shtyhet deri në 21 prill 2021.

Në vendimin e firmosur nga ministri i emigracionit dhe azilit, Panajotis Mitarakis, thuhet:

1. Vlefshmëria e lejeve të qëndrimit të qytetarëve nga vendet e treta, që janë nxjerrë nga drejtoritë e emigracionit dhe skadojnë nga 20 korrikut deri në 31 dhjetor, shtyhen automatikisht për 8 muaj që nga data e skadimit të tyre, pa qenë nevoja e nxjerrjes së një akti përkatës normativ.

Gjatë periudhës së vlefshmërisë të shtesës tetëmujore, qytetari i vendit të tretë që posedon këtë titull qëndrimi, qëndron ligjërisht në territorin grek dhe gëzon të drejtat që burojnë nga titulli i qëndrimit që posedon.

2. Vlefshmëria e vërtetimit për dorëzimin e kërkesës që janë nxjerrë nga drejtoritë e emigracionit dhe skadojnë nga 20 korrikut deri në 31 dhjetor, shtyhen automatikisht për 8 muaj që nga data e skadimit të tyre, pa qenë nevoja e nxjerrjes së një akti përkatës normativ.

Gjatë periudhës së vlefshmërisë të shtesës tetëmujore, qytetari i vendit të tretë që posedon vërtetimin e kërkesës së mësipërme, qëndron ligjërisht në territorin grek dhe gëzon të drejtat që burojnë nga titulli i qëndrimit, dhënien e të cilit ka kërkuar apo të drejtat që buronin nga titulli i qëndrimit që posedonte, në rast se ka aplikuar për rinovimin.

Ndaje me miqte