0030 210 33 18 483

Shtyhet leja e qëndrimit e punonjësve sezonalë

TV Tribuna 07 Gusht 2020

Gjithë punonjësit sezonalë që kanë ardhur nga Shqipëria dhe ndodhen aktualisht në Greqi, mund ta shtyjnë dhe për tre muaj të tjerë lejen e qëndrimit.

Kështu ka bërë të ditur ministria e Zhvillimit Agrar dhe ushqimit, duke theksuar se kjo bëhet me qëllim përballimin e pasojave të Koronavirusit dhe lehtësimin e procedurave për punësimin e punonjsve në sektorin e bujqësisë.

Në njoftimin për shtyp të ministrisë së Zhvillimit Bujqësor thuhet:

Ministri i Mbrojtjes së qytetarit, Mihalis Hrysohoidis, pas marrëveshjes me ministrin e zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit, Makis Voridis, mbi bazën e zgjidhjes së problemeve që rezultojnë nga pasojat e pandemisë së koronavirusit dhe thjeshtëzimin e procedurave për punësimin e punonjësve të bujqësisë, shtyn vlefshmërinë e aktit normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare më 01.05.2020.

Me qarkoren përkatëse që u hartua, rinovohet deri në 90 ditë e drejta e qëndrimit në vendin tonë të punonjësve sezonalë që erdhën në periudhën e mëparshme, në zbatim të aktit normativ të 1 majit 2020.

Me qëllim që të përfitojnë shtyrjen e lejes, të interesuarit duhet të paraqesin kërkesën përkatëse në organt kompetente, duke paraqitur në të njëjtën kohë deklaratën e përgjegjësisë të punëdhënësit që do t’i punësojë.

Kjo ndërhyrje e ministrave Hrysohoidis dhe Voridis bëhet që të plotësojë nevojat e fermerëve grekë për krahë pune dhe të garantojë vazhdimin normal të procesit të prodhimit bujqësor.

Ndaje me miqte