0030 210 33 18 483

Shtyrja e lejeve të qëndrimit, kur votohet dhe çfarë parashikon

TV Tribuna 19 Dhjetor 2020

Parlamenti grek do të votojë të hënën amendamentin që jep një shtyrje të re për lejet e qëndrimit dhe kartat e azilit.

Amendamenti përfshihet në një projektligj që ka për temë rregullime të reja lidhur me masat për mbrojtjen nga Covid-19 dhe do të votohet me procedurë urgjente, siç rezulton nga rendi i ditës që publikohet në faqen zyrtare të parlamentit.

Sa i përket shtyrjes së lejeve të qëndrimit, në draftin përkatës, neni 127, pika 2, thuhet:

Vlefshmëria e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve që skaduan apo do të skadojnë (a) nga 1 janari 2020 deri më 31 korrik 2020, shtyhen  automatikisht deri në 31 mars 2021

Dhe (b) lejet që skaduan nga 1 gushti 2020 dhe do të skadojnë deri në 31 mars 2021, shtyhen automatikisht për 8 muaj që nga data fillestare e skadimit të tyre.

Po ashtu, shtyrje marrin edhe kartat e aplikantëve për azil.

Vlefshmëria e kartave të aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare, shtyhen deri në 31 mars 2021, pavarësisht kohës së skadencës të çdo karte, thuhet në pikën tre të nenit 127.

Në kushtet që qendrat e shërbimit të emigrantëve, vazhdojnë funksionimin e kufizuar për shkak të masave ndaj Covid-19s, nuk dihet ende se di do të veprohet me mbylljen e takimeve për ata që shtyrja skadon në 31 mars.

Më shumë detaje priten nga qarkorja që do të dali ditët e ardhshme në zbatim të amendamentit që do të votohet të hënën nga parlamenti.

Ndaje me miqte