0030 210 33 18 483

Shtyrja e lejeve, vendimi publikohet në Fletoren zyrtare

TV TRIBUNA 01 Prill 2021

Në Fletoren zyrtare të qeverisë greke është publikuar vendimi i ministrit të emigracionit dhe azilit, Notis Mitarakis, mbi shtyrjen e re që u dha për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet (veveosit).

Vlefshmëria e lejeve të qëndrimit dhe e vërtetimeve të qytetarëve nga vendet e treta që skaduan apo do të skadojnë:

(a)    Nga 1 janari 2020 deri në 31 korrik 2020 vlefshmëria e të cilave u shty automatikisht deri në 31 mars 2021,

(b)   Nga 1 gushti 2020 deri në 31 mars 2021, vlefshmëria e të cilave u shty automatikisht për 8 muaj nga data fillestare e skadimit

(c)    Nga 1 prilli 2021 deri në 30 dhjetor 2021,

SHTYHEN AUTOMATIKISHT DERI NË 31 DHJETOR 2021.

Ministri i emigracionit e argumenton vendimin e tij me “nevojën e vazhdimësisë në garantimin e qëndrimit të ligjshëm të qytetarëve nga vendet e treta në Greqi, kryerjes pa pengesa të veprimeve me shërbimet publike dhe aksesin e tyre në të drejtat që burojnë nga lejet që posedojnë gjatë zbatimit të masave emergjente për shkak të Covid-19.

Ndaje me miqte