0030 210 33 18 483

Shuhet Camilleri, autori i inspektorit Montalbano

ATSH 17 Korrik 2019

ROMË, 17 korrik /ATSH-DPA/ – Shkrimtari i mistereve të krimit, Andrea Camilleri, i famshëm për serinë e inspektorit Montalbano, vdiq në moshën 93-vjeçare, sipas autoriteteve shëndetësore të Romës.

Camilleri vdiq sot në orën 08:20 në spitalin ”Santo Spirito”, pas një përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore.

Autori ishte në spital që nga 17 qershori, pasi kaloi një atak kardiak në shtëpi.

Camilleri shkroi rreth 30 novela për Montalbanon, që bënin fjalë për një shef të ashpër policie siçilian, por miqësor, me një reputacion për mosbindje dhe oreksin për kuzhinën lokale.

Librat u botuan për herë të parë në Itali në vitin 1994 dhe janë përkthyer në 30 gjuhë si dhe janë përshtatur në një seri televizive të suksesshme të RAI-t duke e bërë Camillerin një njeri të famshëm ndërkombëtarisht.

Ndaje me miqte