0030 210 33 18 483

Si do fuksionoj transporti publik sot

Tribuna News Network 18 Prill 2023

Çfarë vlen për autobusët, trolejt, metro.

 

Ndryshimet në numrin e linjave të transportit publik, frekuencën e tyre dhe kohën e tërheqjes në stacionet e trenave, mbeten në fuqi edhe sot, të martën e Pashkëve, 18 Prill, siç njoftojnë STASY dhe OASA.

 

Autobusë dhe trolejt

Për të gjitha automjetet (autobusë dhe trolejtë ) do të zbatohet orar i së shtunës.

 

 Në varësi të qarkullimit të pasagjerëve dhe nëse vlerësohet e nevojshme, për të gjitha ditët e Pashkëve, parashikohet përforcimi i linjave që shërbejnë në stacionet e Aeroportit, Kifissos dhe KTEL Liosion si dhe Portit të Pireut.

Mjetet e trajektores fikse

Linja 1 e metrosë: Linjat çdo 10,5' nga 5:30 - 23:30, çdo 15' pjesën tjetër të kohës

 

 Linjat 2 dhe 3 të metrosë: Linjat çdo 7′ midis orës 9:00 – 17:00, çdo 10′ pjesën tjetër të kohës

 

 Tramvaj: Oraret çdo 12' deri në orën 22:00, çdo 15' më vonë.

 Për më shumë informacion publiku i pasagjerëve mund të informohet nga faqja e internetit e Organizatës www.oasa.gr si dhe për mjetet e trajektores fikse në faqen e STA.SY www.stasy.

Ndaje me miqte