0030 210 33 18 483

Si do të kryhet mësimi në shkolla pas 11 majit

TV Tribuna 01 Maj 2020

Ministrja greke e arsimit Niki Kerameos, njoftoi vendimin rikthimin në bangat e shkollës të nxënësve të vitit të tretë lice.
Ky rikthim do të shoqërohet nga masa të rrepta mbrojtëse, me qëllim mospërhapjen e virusit tek të rinjtë.
Më konkretisht, sipas ministres Kerameos, do të zbatohet metoda e rotacionit, domethënë, në të njëjtën ditë nuk do të shkojnë në mësim të gjithë nxënësit, por klasa do të ndahet në dy pjesë: Të hënë, të mërkurë dhe të premte do të shkojnë nxënësit e pjesës së parë dhe të martë të enjte, ata të pjesës së dytë.
Distanca ndërmjet nxënësve do të jetë 1,5 metra dhe numri maksimal i nxënësve brenda klasës do të jetë 15.
Koha e pushimit ndërmjet orëve do të jetë e ndryshme.
Do të ndalohet funksionimi i kantinave (kilikio) brenda shkollave.
Përdorimi i maskave mbojtëse në klasë dhe në mjetet e transportit të nxënësve do të jetë fakultativ.
Para rifillimit të mësimeve drejtorive të shkollave do t'u dërgohen udhëzime për masat mbrojtëse nga enti kombëtar i shëndetit publik dhe ministria.
Do të jepet mundësia që mos të regjistrohen mungesat e nxënësve që kanë arsye (në bazë të deklaratës së prindit dhe në rast se fëmija sëmuret).
Nuk do të ketë provime lirimi.
Vlerësimi i nxënësve do të bëhet në bazë të notave  gjatë semestrave.
"Çdo hap do të shqyrtohet dhe po qe nevoja do të rishikohet në kuadër të të dhënave të reja", theksoi ministrja e arsimit.
Siç deklaroi në mesazhin e të martës kryeministri Mitsotakis, "Një javë më vonë (pas 11 majit) do të pasojnë dhe klasat e tjera të liceut por edhe të gjimnazit".
"Shkollat fillore dhe kopshtet vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur", ka deklaruar kryeministri dhe ka shtuar: "Ka gjasë, e përsëris, ka gjasë, të hapen në 1 qershor dhe vetëm po të jemi absolutisht të sigurt se kursi i epidemisë po shkon në rënie".

Kur do të zhvillohen provimet e shtetit, "Panelinies"
Sipas planit të aksionit të ministrisë së shëndetësisë, data e fillimit të provimeve të shtetit (Panelinies) do të jetë më 15 qershor për licetë e formimit të përgjithshëm dhe 16 qershor për ato me orientim profesional (EPAL).
 

Ndaje me miqte