0030 210 33 18 483

Si do ta merrni pasaportën e re nga ambasada

TV Tribuna 24 Shtator 2020

Që prej fillimit të kësaj jave ka ndryshuar mënyra e tërheqjes së pasaportës së re nga ambasada shqiptare.

Bëhet fjalë për dërgimin me postë apo me shërbimin kurier, në përfundim të aplikimit duhet të plotësojnë një deklaratë përgjegjësie se adresa e dhënë është e saktë.

Problemi i madh ndërkaq, lidhet me ata që faktikisht kanë aplikuar dhe po presin që pasaporta e re t’u dërgohet me postë...

Në një njoftim të publikuar nga selia diplomatike e vendit tonë në Athinë, thuhet ndër të tjera:

Nga data 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit. Qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës. Kjo mënyrë shmang e-mailet abuzive për nga përmbajta dhe qëllimi, pasi janë të shumta rastet ku ka mangësi në të dhënat e sakta të adresës, por dhe praktika të qëllimshme të personave keqbërës që synojnë të nxjerrin përfitime nga kjo situatë.

Bashkatdhetarët tanë të cilët kanë nisur kërkesat e tyre pranë postës sonë elektronike, consulate.athens@mfa.gov.al, deri në datën 20 shtator 2020, kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes.

Ambasada thotë se kjo masë u ndërmor për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe rritjen e sigurisë në shpërndarjen e dokumenteve biometrikë.

Ndaje me miqte